Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e brendshme afgane njoftoi se në provincën e Ghaznit, ka patur përplasje mes militantëve talebanë dhe policëve afganë që gjendeshin bashkë me disa ushtarë të koalicionit ndërkombëtar që drejtohen nga SHBA-të. 2 militantë dhe një polic kanë mbetur të vrarë, ndërkohë që janë plagosur dhe tri të tjerë. Po sot në Afganistan një gjykatë dënoi me vdekje dy persona të cilët kishin rrëmbyer e më pas vrarë një biznesmen vendas si dhe kishin mbajtur peng për tri javë, një punonjëse italian.
XS
SM
MD
LG