Ndërlidhjet

logo-print

TASHKENT


Ministri i brendshëm i Uzbekistanit Zakir Almatov ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Almatov ka qenë në qendër të kritikave ndërkombëtare për qëndrimin që ai ka mbajtur ndaj protestave në Andijon në muajin maj. Trupat e policisë atëherë hapën zjarr ndaj turmave dhe si pasojë u vranë 187 persona, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut thanë se u vranë me qindra civilë. Almatov dhe i emëruari i ri Anvar Salihbayev gjenden në listen e personave të ndaluar për hyrje në shtetet e BE-së.
XS
SM
MD
LG