Ndërlidhjet

MOSTAR


Hartuesi i marëveshjes së Dejtonit, diplomati amerikan Ricard Holbrooke ka deklaruar sot në stacionin shtetëror të Bosnjes se braktisja e marëveshjes së Deitonit do të cënonte stabilitetin në Bosnje, prandaj tha ai është e rëndësishme te vazhdohet me zbatimin e saj. Holbrooke tha se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë Republikën Srpska, Entitetin serb të bëhet një shtet i ndarë. Holbrooke mirëpriti përfshirjet e fundit diplomatike dhe politike të Administratës së Bushit në Ballkan, duke thënë se kjo është në interes të sigurisë kombëtare të SHBA. Ai tha gjithashtu se Kosova është një problem më i vështirë se Bosnje Hercegovina.
XS
SM
MD
LG