Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfild deklaroi sot në Irak se trupat amerikane do të zvogëlohen prej dy brigada. Këtë deklaratë Rumsfild, e dha para ushtarëve amerikanë në Fallujah.
"Presidenti Bush ka autorizuar një rregullim në brigadat e trupave të SHBA prej 17 në 15. Masa dhe përbërja e forcave amerikane sigurisht do të varet nga këndvështrimi i komandantëve të cilët po përqëndrohen tek trajnimi i forcave të sigurisë irakene" tha Rumsfild, i cili nuk bëri te ditur numrin e saktë të ushtarëve që do të kthehen në SHBA, por raportet thonë se reduktimi i forcave amerikane do të jetë deri në 9 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG