Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I VATIKANIT


Pelegrinët nga mbarë bota po grumbullohen në Vatikan për të parë Papa Benediktin XVI, i cili në cilësinë e udhëheqësit të 1 miliardë katolikëve do ta celebrojë Meshën e Krishtlindjeve.
Rreth 9 mijë njerëz pritet ta dëgjojnë Papën nga Bazilika e Shën Pjetrit, kurse dhjetëra mijëra të tjerë do ta shohin nga ekranet gjigante, që janë vendosur në muret e Kishës.
Celebrimi gjithashtu do të ndiqet nga dhjetra milionë njerëz përmes transmetimeve në radio dhe televizion.
Ndërkohë, pelegrinë nga mbarë bota janë tubuar edhe në Betlehem, për të cilin të krishterët besojnë se është vendlindja e Jezu Krishtit.
Mbi 30 mijë njerëz pritet të tubohen për herë të parë në këtë qytet prej fillimit të luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve në vitin 2000.
Celebrimeve të Krishtlindjeve do t'u bashkangjitet edhe lideri palestinez Mahmoud Abbas, i cili do të merr pjesë në Meshën e Mesnatës.
XS
SM
MD
LG