Ndërlidhjet

BAGDAD


Militantët në Irak e kanë bërë publike videon e një pengu jordanez, dhe thanë se do ta vrasin nëse brenda 3 ditësh, Amani nuk i ndërpret lidhjet me qeverinë në Bagdad. Grupi gjithashtu kërkoi lirimin e një gruaje, e cila akuzohet për lidhje me sulmet vetëvrasëse në nëntor në Amman.
Në videon e transmetuar në televizionin Al Arabiya, shihet Mahmud Suleyman Saidat shoferi i ambasadës së Jordanit në Bagdad, i cili u rrëmbye të martën.
XS
SM
MD
LG