Ndërlidhjet

TOKIO


Qeveria e Japonisë i ka miratuar planet që me Shtetet e Bashkuara të çojë përpara zhvillimin e përbashkët të sistemit mbrojtës raketor.
Shefi i kabinetit Shinzo Abe tha se sistemi mbrojtës raketor do të jetë thjesht i natyrës defanzive dhe shtoi se sistemi anti-raketor mund të zhvillohet pa e cënuar kushtetutën pacifiste të Japonisë.
Kërkimet e përbashkëta amerikano-japoneze në këtë fushë filluan pas vitit 1998, kur Koreja e Veriut shkrepi një raketë testuese në drejtim të Japonisë.
XS
SM
MD
LG