Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Një tërmet ka tronditur sot veriun e Pakistanit, por deri tani nuk është njoftuar për viktima dhe dëme materiale. Vëzhgimet amerikane të gjeologjisë thanë se lëkundjet ishin 4.6 të shkallës Rihter dhe ekspertët i cilësuan ato si të lehta. Tërmeti i sotëm ndodhi në kohën kur vendi nuk e ka marrë ende veten nga pasojat shkatërruese të tërmetit të tetorit, ku gjetën vdekjen 87 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG