Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Në mesazhin tradicional te Krishtlindjeve, nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti i 16-të, bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe shprehu shqetësimin se njerëzimi është i rrezikuar nga ato që ai i cilësoi "pengesa shpirtërore".
Ndërkaq në meshën solemne të Krishtlindjeve në Prishtinë, si tradicionalisht u mblodhën mijëra qytetarë, pavarësisht nga besimi i tyre.
Në meshë morri pjesë dhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, ndërkohë që udhëheqësit e klerit katolik bënë thirrje për shtetin e Kosovës si dhe u lutën për shëndetin e presidentit Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG