Ndërlidhjet

BANDA ACEH


Në vendet në Azi që u goditën një vit më parë nga Tsunami po përkujtojnë sot një vjetorin e fenomenit natyror tragjik. Në orën 8 e 16 minuta kur dhe u shënua vala e parë e Tsunamit në Açeh, presidenti i Indonezisë Susilo Yudhoyono me aktivizimin simbolik të sirenave, filloi me një muinutë heshtje për viktimat e fatkeqësisë natyrore. Vetëm në provincën e Açeh humbën jetën mëse 130 mijë njerëz, ndërsa së paku 37 mijë konsiderohen të zhdukur.
Në një video mesazh që u transmetua në ceremoninë përkujtuese, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan tha se bota ende vazhdon të përballet me pasojat e tsunamit.
Ish presidenti amerikan Bill Klinton nëpërmjet një videomesazhi tha se dhjetra mijëra banorë që kanë mbetur pa strehë nga tsunami po ballafaqohen ende me vuajtje.
XS
SM
MD
LG