Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se 11 të burgosur në burgun e Dubravës gjatë ditës së djeshme kanë bërë përpjekje të arratisen nga oborri i këtij burgu, por forcat e rendit kanë arritur të pengojnë arratisjen e tyre. Rasti i djeshëm është i dyti me rradhë në dy javët e fundit. Më 12 dhjetor, 14 të burgosur janë përpjekur të arratisen nga burgu i Dubravës me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, të cilët patën shkëmbyer zjarr me forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG