Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në dy sulme të ndara me armë zjarri janë plagosur mbrëmë dy serbë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zyrtarët spitalorë kanë konfirmuar se pas mesnate të dy të plagosurit janë sjellë në spital dhe se njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edhe zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Sami Mehmeti ka konfirmuar incidentin.
“Në dy incidente të ndara në rrugën Xhon Kenedi dhe Luja Brayan në orët e para pas mesnate janë plagosur dy persona. Në incidentin e parë njëri është plagosur në bark seriozisht ku në spital i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa i dyti është plagosur në këmbë dhe është trajtuar në spital”.
Mehmeti thotë se policia është duke zhvilluar hetimet, por ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar rreth rastit në fjalë, ndonëse janë hedhur poshtë motivet etnike në këto sulme.
XS
SM
MD
LG