Ndërlidhjet

PODGORICË


Ratko Mlladiç, ndër të akuzuarit kryesor të Gjyaktës së Hagës për ish Jugosllavinë, po sheh mundësinë e dorëzimit tek autoritetet serbe, bëjnë të ditur mediat në rajon duke iu referuar burimeve në Beograd. Sipas të njëjtave burime Mlladiç po kërkon garanci materiale për familjen dhe mbështetësit e tij.
Po sot ministri i Brendshëm i Serbisë, Dragan Joçiç deklaroi se shumica e të kërkuarve nga Gjykata e Hagës, përfshi dhe Mlladiçin mund të jenë në Serbi.
"Është mundësi reale që ata të jenë në Serbi e të mos gjenden, pasi bëhet fjalë për njerëz me përvojë në luftëra, që janë mësuar të mbijetojnë në situata lufte shumë të vështira. Ata dinë si të fshihen", ka theksuar Joçiç.
XS
SM
MD
LG