Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci thotë se "sipas të gjitha parashikimeve, në mesin e vitit 2006 do të jetë një zgjidhje për Kosovën". Ai më tutje në intervistën për radion "Evropa e Lirë" shprehet se është gabim i madh kur dikush thotë se decentralizimi është çështje që duhet të bisedohet me Beogradin. Zoti Daci pret që Delegacioni i Kosovës të dalë me një ofertë për zgjidhjen e çështjes së pakicës serbe dhe shpreh besimin e tij se viti 2006 do të jetë realizimi i ëndrrave të kahmotshme të Kosovës dhe të aspiratave të saj. (Më gjerësisht në rubrikën "Intervista".)
XS
SM
MD
LG