Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia njoftoi për tri irakenë të vrarë këtë mëngjes në sulme të ndara.
Sulmet e sotme pasuan ngjarjet e dhunës dje ku u vranë të paktën 20 vetë. Ndërkohë sot në Bagdad me mijëra demostrues kanë mbështetur një qeveri të unitetit kombëtar dhe kanë protestuar kundër zgjedhjeve të 15 Dhjetorit për të cilat thanë se kishte patur vjedhje zgjedhore. Ndërkaq në Kerbala policia njoftoi se është zbuluar një varr masiv, ku janë varrosur gra dhe fëmijë. Mendohet se viktimat janë vrarë gjatë vitit 1991, kur rregjimi i Sadam Hyseinit, shtypi me forcë rrebelimin e shiitëve në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG