Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Trupat e fundit bullgare dhe ukrainase lëshuan Irakun për tu kthyer në atdhe. Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë Vesselin Bliznakov, 130 ushtarë kanë mbërritur mbrëmë në Kuvajt. Ndërkaq qeveria polake miratoi sot kërkesën drejtuar presidentit të vendit Lech Kaczynksi për të shtyre mandatin e trupave polake në Irak, dhe për një vit tjetër deri në fund të 2006-s. Ndërkohe Ministri i Mbrojtjes së Polonisë Stanislaw Koziej tha se numri i ushtarëve polakë do të shkurtohet në mars prej afro 600 vetësh.
XS
SM
MD
LG