Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha sot se i ka penguar dy sulme terroriste në qytetin Bakuba, me ç'rast janë arrestuar dy terroristë dhe një tjetër është vrarë.
Ndërkaq, në një incident tjetër që ka ndodhur në një burg në veri të Bagdadit, janë vrarë të paktën 8 njerëz. Ushtria amerikane ka thënë se rreth 16 të burgosur e kanë thyer depon dhe kanë marrë disa armë, dhe më pas, ka pasur shkëmbim-zjarri me rojet e burgut.
Ushtria ka thënë se incidenti ishte përpjekje për t'u arratisur, mirëpo asnjë nga të burgosurit nuk ka mundur të largohet.
XS
SM
MD
LG