Ndërlidhjet

logo-print

TASHKENT


Gjykata Supreme e Uzbekistanit u ka shqiptuar sot dënimin me burgim prej 18 muaj deri në 11 vjet, policëve, ushtarëve dhe mjekëve të akuzuar në lidhje me trazirat e majit, në Andijon. 9 policët dhe ushtarët janë dënuar për shkak të neglizhencës në kryerjen e detyrës, kurse 2 mjekët, për shkak se ua kanë dhënë telefonat celular militantëve, të cilët i kanë organizuar trazirat.
Qeveria uzbeke i fajëson radikalët islamikë për këto trazira, në të cilat, sipas saj, janë vrarë 187 persona, kryesisht ekstremistë islamikë. Mirëpo, organizatat e të drejtave të njeriut thonë se numri i të vrarëve është shumë më i lartë.
XS
SM
MD
LG