Ndërlidhjet

PEKIN


Kina i ka kundërshtuar sanksionet që Shtetet e Bashkuara u kanë vënë 6 kompanive kineze, pas dyshimeve për furnizim të Iranit me pajisje dhe teknologji ushtarake. Sanksionet janë ndërmarrë në bazë të Aktit të Mos-proliferimit të vitit 2000, por ministria e Jashtme kineze, tha se Pekini ka mbajtur vazhdimisht qëndrime të përgjegjshme lidhur me çështjen e mos-proliferimit.
Përveç kompanive kineze, këto sanksione u janë vënë edhe 2 kompanive indiane dhe një kompanie nga Austria.
XS
SM
MD
LG