Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Jashtëm i Italisë, Gianfranco Fini është takuar në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Gjatë takimit, Berisha ka theksuar rëndësinë që ka zgjidhja e statusit të kosovës për tërë rajonin. Kryeministri i Shqipërisë ka përsëritur se Tirana këmbëngul në të drejtave të pakicave në Kosovë, përfshi edhe atë të serbëve. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm italian, sipas agjencive të lajmeve,ka deklaruar se mbështet qëndrimin e kryeministrit Sali Berisha. Fini ka theksuar rolin aktiv që BE-ja ka në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Vizita në Tiranë i jep fund turneut ballkanik të shefit të diplomacisë italiane.
XS
SM
MD
LG