Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha sot se i ka penguar dy sulme terroriste në qytetin Bakuba, me ç'rast ka arrestuar dy terroristë dhe një tjetër e ka vrarë.
Ndërkaq, në një incident tjetër që ndodhi në një burg, në veri të Bagdadit, janë vrarë të paktën 8 njerëz. Ushtria amerikane ka thënë se disa të burgosur e kanë thyer depon dhe kanë marrë disa armë, ndërsa më pas, ka pasur shkëmbim-zjarri me rojet e burgut.
Ushtria ka thënë se incidenti ishte përpjekje për t'u arratisur, mirëpo asnjë nga të burgosurit nuk ka mundur të largohet.
XS
SM
MD
LG