Ndërlidhjet

MOSKË


Alexander Torshin, udhëheqës i Komisionit parlamentar për hetimin e tragjedisë së Beslanit, e ka fajësuar policinë për moszbatim të instruksioneve. "Ka pasur shumë llogaritje të gabuara në trajtimin e krizës", ka thënë Torshin, duke folur para ligjvënësve në Moskë.
"Komisioni beson se autoritetet policore të Ingushetisë dhe Osetisë veriore janë treguar neglizhente në zbatimin e instruksioneve të marra nga ministria e Brendshme e Rusisë. Por kjo nuk ishte e vetmja arsye që e ka bërë të mundur aktin terrorist", ka thënë sot kryehetuesi parlamentar, Alexander Torshin.
XS
SM
MD
LG