Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se mosmarrëveshja me Ukrainën për çmimin e gazit natyror është kthyer në një "krizë të vërtetë". Agjencia ruse e lajmeve Interfax, ka thënë se gjatë negociatave të sotme në Moskë, Putin, i ka ofruar Ukrainës një hua prej 3.6 miliardë dollarësh, me qëllim që ta ndihmojë atë për të paguar rritjen e planifikuar të çmimeve.
Rusia po kërkon që nga 1 janari, ta katërfishojë çmimin e gazit natyror për Ukrainën, por presidenti Viktor Yushchenko, tha se ky çmim është i papranueshëm. Ukraina po kërkon që çmimi të ngritet gradualisht.
XS
SM
MD
LG