Ndërlidhjet

LOZANË


Zvicrra nuk e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara që ta ekstradojë në këtë vend ish-ministrin rus të Energjisë Bërthamore, Yevgeny Adamov, por ka vendosur që atë ta kthejë në Rusi.
Gjykata Supreme e Zvicrrës e ka rrëzuar vendimin e një gjykate më të ulët për dërgimin e Adamovit në Shtetet e Bashkuara.
Adamov është arrestuar nga autoritetet zvicrrane në maj të këtij viti, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG