Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se mosmarrëveshja me Ukrainën për çmimin e gazit natyror është kthyer në një "krizë të vërtetë". Këtë koment Putin e bëri sot gjatë një takimi me negociatorët e të dyja palëve. "Keni shkaktuar një krizë të vërtetë, jo vetëm në fushën e energjisë dhe kjo duket si krizë ndërmjet dy vendeve", tha Putin.
Ai i ka ofruar Ukrainës një hua prej 3.6 miliardë dollarësh, me qëllim që ta ndihmojë atë për të paguar rritjen e planifikuar të çmimeve.
Mirëpo, presidenti Viktor Yushchenko e ka hedhur poshtë ofertën, dhe e ka quajtur të papranueshëm katërfishimin e çmimit të gazit natyror.
Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe nesër.
XS
SM
MD
LG