Ndërlidhjet

NJU JORK


Grupi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, Human Rights Watch i ka dërguar sot nje letër të hapur presidentit të Kirgizit Kurmanbek Bakiyev për të mos ekstraduar 5 refugjatët uzbekë të cilët u strehuan në Kirgizi pas dhunës në Andijon në muajin maj. Në leter theksohet se " Kirgizi-ja duhet ti përmbahet detyrimeve ndërkombëtare për të mbrojtur njerëzit të cilët kanë emigruar atje".
Më tej në letër thuhet se 5 refugjatët kanë marrë tashmë statusin formal të refugjatit nga Komisariati i Lartë i Kombeve te Bashkuara dhe se ata kanë kërkuar azil politik në Kirgistan.
XS
SM
MD
LG