Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku raportohet se zëvendës kryeministri Ahmad Chalabi është emëruar ushtrues detyre i Ministrit të Naftës Bahar el-Ulom.
Ky i fundit sot deklaroi se rafineria më e madhe e vendit në Baiji, mbetet e mbyllur për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Ndërkohë në Seul, parlamenti i Koresë së Jugut e miratoi ligjin për reduktimin e trupave në Irak. Parlamenti vendosi që 3.200 trupat të zvogëlohen në 2.300 deri në fund të vitit 2006-ës.
Pas Britanisë, Koreja e Jugut është partneri i dytë më i madh i koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG