Ndërlidhjet

KIEV


Moska i ka hedhur poshtë propozimet e Kievit për zgjidhjen e kontestit të gazit, duke u kërcënuar se do ta lërë Ukrainën pa gaz në ditën e parë të Vitit të Ri.
Kryeministri ukrainas Yuriy Yekhanurov tha se Moska i hodhi poshtë të gjitha 12 sugjerimet e Kievit për arritjen e kompromisit për katërfishimin e çmimit të gazit natyror që Rusia ia shet Ukrainës.
Më parë, presidenti Viktor Yushchenko tha se Kievi nuk e pranoi propozimin e Moskës që Ukrainës t'i jepen 3.6 miliardë dollarë hua për të mbuluar rritjen e çmimit të gazit.
XS
SM
MD
LG