Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit politikë të Kosovës u kanë uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2006, i cili, siç kanë thënë, do të jetë "vit i realizimit të synimeve për pavarësi dhe shtet demokratik".
Presidenti Ibrahim Rugova tha se 2005-ta ishte vit i progresit dhe shënoi hapjen e "bisedimeve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës".
"Njohja më e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, do t'i shpejtonte proceset e brendshme dhe do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës", thuhet mes tjersh në urimin e presidentit Rugva.
Kryeministri Bajram Kosumi tha se 2006-ta do të jetë vit i vendimeve dhe ndryshimeve historike, vit i realizimit të shpresave të mëdha, i ndërtimit të shtetit të lirë dhe demokratik të Kosovës.
Vitin e Ri, qytetarëve të Kosovës ua uruan edhe kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG