Ndërlidhjet

Lavrov: Pavarësia e Kosovës e rrezikshme


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar homologen e tij amerikane, Condoleezza Rice, se shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës rrezikon stabilitetin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme ruse, në një kumtesë të shkurtër, ka bërë të ditur se Lavrov dhe Rice, dje, kanë biseduar për Kosovën me nismën e Uashingtonit.

Gjatë bisedës, Lavrov ka përsëritur kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG