Ndërlidhjet

Digjen dy pika doganore në veri të Kosovës


Shërbimi Policor i Kosovës ka njoftuar se një turmë qytetarësh serbë kanë djegur sot pikën doganore në Jarinë të Leposaviqit dhe atë në Zubin Potok.

Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së, ka njoftuar se janë djegur dhe demoluar edhe disa vetura të Shërbimit Doganor të Kosovës, Shërbimit Policor dhe të Kombeve të Bashkuara.

Situata, sipas zotit Elshani, tash është qetësuar.
XS
SM
MD
LG