Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i ndërhyn në kufi


Njësitë e KFOR-it kanë ndërhyrë pas djegies nga kriminelë serbë të pikave kufitare me Serbinë në veri të Kosovës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, policia ishte larguar nga pikat e kontrollit dhe kishte kërkuar ndihmën e KFOR-it. Burimet policore thanë se kanë kërkuar ndërhyrjen e forcës ndërkombëtare për të evakuuar policët në vendin e ngjarjes.

"KFOR-i po ndërhyn", tha një zëdhënës i forcave ndërkombëtare.

"Protestuesit kanë shkatërruar pikën kufitare në Jarinë", ka bërë të ditur policia, derisa një tjetër pikë kufitare është sulmuar pranë Zubin Potokut.
XS
SM
MD
LG