Ndërlidhjet

Austria nesër njeh Kosovën


Qeveria e Austrisë planifikon ta njohë pavarësinë e Kosovës në mbledhjen e nesërme të kabinetit, tha sot kancelari Alfred Gusenbauer.

"Pavarësia e Kosovës është realitet dhe Austria do ta njohë këtë realitet", tha Gusenbauer. Ai tha se hapin e njëjtë të mërkurën do ta ndjekin edhe disa vende tjera.

"Ne nuk mund të mbetemi mënjanë. Ne duhet të vendosim dhe të veprojmë", tha kancelari austriak.

Gusenbauer gjithashtu e siguroi Serbinë se Austria do të mbështesë afrimin e Beogradit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG