Ndërlidhjet

Tajvani ofron ndihmë për Kosovën e pavarur


Tajvani ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe i ka ofruar marrëdhënie diplomatike Prishtinës.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, James Huang tha se e drejta për vetvendosje "është një e drejtë e shenjtë", e theksuar dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Tajvani i uron Kosovës përparim dhe i ka ofruar mundësinë e ndihmës.

"Populli i Kosovës pas tejkalimit të një numri vështirësish fitoi pavarësinë dhe kjo është për t'u admiruar", tha shefi i diplomacisë tajvaneze.
Tajvani ka qenë ndër vendet e para që ka uruar Prishtinën për pavarësinë që të djelën.

Qëndrimi i Tajvanit ka ngjallur reagimin e Kinës zyrtare e cila ka theksuar se Tajvani është pjesë e Kinës dhe nuk ka të drejtë të bëjë njohje të tilla.

Kina dhe Tajvani, ndonëse formalisht një shtet kanë zhvilluar sisteme të ndryshme ekonomike dhe politike, që nga viti 1949.
Tajvani kërkon pavarësinë nga Kina.
XS
SM
MD
LG