Ndërlidhjet

Obama dhe McCain korrin fitore të reja


Në Shtetet e Bashkuara, senatorët Barack Obama dhe John McCain janë gjithnjë e më afër përfaqësimit të partive të tyre në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

Obama fitoi për të dhjetën herë radhazi në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate ndaj senatores Hillary Clinton, këtë herë në Wiskonsin dhe Hawaii. Në Wisconsin, Obama fitoi 58 % të votave, ndërsa Clinton 41%.

Në të njëjtin shtet fitoi edhe John McCain, duke e lënë edhe më prapa sfiduesin Mike Huckabee.
Ende priten rezultatet nga Uashingtoni dhe Hawaii.
XS
SM
MD
LG