Ndërlidhjet

Rupel: Sllovenia do të njohë Kosovën


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, tha se mendon që Sllovenia do ta njohë Kosovën, por për këtë do të vendosë Parlamenti slloven.

Në një prononcim për televizionin shteëror, Rupel gjithashtu e shfaqi bindjen se përkundër zhvillimeve në Kosovë, Sllovenia dhe Serbia do t'i ruajnë marrëdhëniet e mira, sepse, sipas tij, "Sllovenia është miku më i mirë i Serbisë në Bashkimin Evropian".

"Shpresoj që këto vështirësi fillestare të kapërcehen dhe me Serbinë të bashkëpunojmë shumë mirë", ka thënë Rupel.
XS
SM
MD
LG