Ndërlidhjet

BAGDAT


Ushtarët amerikanë në Bagdat janë në gjendje të lartë gatishmërie, për shkak të sulmeve të mundshme terroriste, të cilat nuk kanë munguar as në ditën e fundit të vitit 2003.
Një automjet-bombë ka shpërthyer në një restorant në Bagdat, duke shkaktuar vdekjen e 5 njerëzve dhe plagosjen e mbi 20 të tjerëve. Në mesin e të lënduarve ishin dhe tre gazetarë të së përditshmes amerikane Los Angelos Times.
Komandanti amerikan, gjeneral brigade, Martin Dempsey, i cili drejton operacionet e sigurisë në kryeqytetin irakian, tha se informacionet që vijnë nga shërbimet e inteligjencës flasin për mundësi të shtuar të sulmeve terroriste.
Por trupat e koalicionit kanë theksuar se janë të gatshme për situata të tilla.
XS
SM
MD
LG