Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN, UASHINGTON


Në një koment të sotëm të radios shtetërore të Iranit, presidenti amerikan George Bush u akuzua se ndihmat e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit po i shfrytëzon për përpjekje për të krijuar ndarje në Iran dhe për pëzirje në punët e Iranit. Siç informon mëtutje agjencia AP, në këtë koment, mëtutje thuhet se zoti Bush ka demonstruar se "ndërhyrjet e Amerikës dhe politika kundërshtuese ndaj Iranit nuk ka ndryshuar". Duke folur për ndihmat amerikane për viktimat e tërmetit në Bam të Iranit, mbrëmë vonë në Falfurias të Teksasit, presidenti George Bush tha se "ajo që po bën Amerika në Iran, i tregon popullit të Iranit se populli amerikan kujdeset dhe se ka keqardhje të madhe për vuajtjet njerëzore". Mëtutje zoti Bush tha:
- Qeveria e Iranit duhet ti dëgjoj zërat e atyre që për shumë kohë kërkojnë liri, duhet ti dorëzoj pjesëtarët e al-Qaidës që i mban të arrestuar dhe duhet të heqë dorë nga programi për armatim bërthamor. Njëherësh ne çmojmë faktin se qeveria e Iranit ka gatishmëri për të lejuar fluturimet tona humanitare të ndihmave në Iran.
XS
SM
MD
LG