Ndërlidhjet

SEUL


Koreja Veriore është pajtuar që të lejoj delegacionin e Shteteve të Bashkuara, që javën e ardhshme të vizitoj kompleksin e saj kryesor bërthamor, ka bërë të ditur sot një zyrtar qeveritar i Koresë Jugore. Nëse ky udhëtim i delegacionit amerikan realizohet, kjo do të ishte vizita e parë e jashtme që do ti bëhej kapaciteteve atomike në Jonbjon, në veri të Phenianit, prej se qeveria komuniste e Koresë Veriore kishte përzënë inspektorët e Kombeve të Bashkuara aty kah fundi i vititi 2002. E përditshmja USA Today më herët kishte raportuar se Uashingtoni e ka miratuar këtë udhëtim katërditësh të paraparë për 6 janar të këtij viti. Në këtë delegacion të Shteteve të Bashkuara mendohet se do të përfshihen ekspertë bërthamorë dhe këshillëtarë politikë të Kongresit.
XS
SM
MD
LG