Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Qeveria gjermane ka shprehur kënaqësi për ftesën që i është bërë kancelarit gjerman Gerhard Schroeder për të marrë pjesë në përvjetorin e 60-të të zbarkimit të forcave të aleatëve, në muajin qershor, në Normandi, në veri të Francës, ka bërë të ditur sot zëdhënësi Thomas Steg. Ai mëtutje ka thënë se kjo ftesë e presidentit francez Jacques Chirac, ka "kuptim të jashtëzakonshëm simbolik" dhe vlerësoi se ajo paraqet një "shenjë të ndryshimit të kohës". Agjencitë e lajmeve informojnë se kjo është ftesa e parë që i është bërë Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Zbarkimi i forcave aleate në Normandi, më 6 qershor të vititi 1944, shënoi fillimin e fundit të okupimit nazist në Evropën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG