Ndërlidhjet

UASHINGTON


Irani është përgjigjur se, për momentin, nuk e dëshiron vizitën e delegacionit humanitar të Shteteve të Bashkuara, ka thënë sot zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Adam Ereli. Më herët gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara kishin ofruar udhëtimin e një delegacioni në Iran, që me gjasë do të kryesohej nga senatorja Elizabeth Dole, si pjesë e misionit të dërgimit të ndihmave për të goditurit nga tërmeti, ka thënë sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Claire Buchan. Ajo ka thënë se ky do të ishte një "delegacion, thjeshtë, humanitar".
XS
SM
MD
LG