Ndërlidhjet

KAJRO


Aeroplani i udhëtarëve Boing 737, me 148 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u përplas sot në Detin e Kuq, kanë informuar zyrtarë të aeroportit në Kajro. Përplasja ndodhi pak kohë pasi aeroplani u ngrit nga pista në aeroportin e pushimores Sharm el Sheik në Egjipt. Ekipet shpëtimtare kanë bërë të ditur se disa orë pas kësaj fatkeqësie nuk janë gjetur persona të gjallë. Në një kumtesë të Ministrisë së Aviacionit Civil të Egjiptit është përjashtuar mundësia e aktit terrorist. Në këtë kumtesë është thënë se ka mundësi që aksidenti është shkaktuar nga problemet teknike. Mendohet se shumica e udhëtarëve ishin francezë.
XS
SM
MD
LG