Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Kryeministri i Indisë, Atal Behari Vajpayee arriti sot në Pakistan për të marrë pjesë në një samit të liderëve të shtatë vendeve të Azisë Jugore. Është ky qëndrimi i parë i kryeministrti Vajpayee në Pakistan, në katër vitet e fundit. Në aeroportin ndërkombëtar në Islamabad, zotin Vajpayee e priti dhe e përshëndeti kreministri i Pakistanit, Zarafullah Khan Jamali. Para nisjes për në Islamabad, kryeminisri i Indisë, Atal Behari Vajpayee deklaroi se "nuk do të ketë bisedime dypalëshe në Islamabad". Gjatë dy viteve të fundit, marrëdhëniet ndërmjet dy fqinjëve bërthmor, Pakistanit e Indisë, ishin tejet të tendosura.
XS
SM
MD
LG