Ndërlidhjet

TOKIO


Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Korea Jugore do të kërkojnë nga Korea Veriore që të heqë dorë nga programet bërthamore, përfshirë edhe ato për prodhim të energjisë, shkruan sot gazeta japoneze, Yomiuri Shimbun. Kjo kërkesë do të bëhet në bisedimet e ardhshme gjashtë palëshe. Duke transmetuar këtë shkrim të gazetës japoneze, agjencitë e lajmeve informojnë se kjo është kërkesa më e qartë që ka për qëllim që Korea Veriore të lirohet nga kapacitetet bërthamore. Tri qeveritë e përmendura janë pajtuar që Pheniani nuk duhet të lejohet të përdorë energji bërthamore as për çështje civile... përderisa në pushtet të jetë Kim Jong Il, shkruan mëtutje Yomiuri Shimbun. Programet bërthamore të Koresë Veriore kanë shkaktuar shqetësime ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG