Ndërlidhjet

BASRA


Kryeministri britanik, Tony Blair, bëri një vizitë të papritur në jug të Irakut, ku veprojnë 10 mijë ushtarë britanikë. Blair arriti në Irak me një aeroplan të posacëm, nga Egjipti, ku ishte për pushime.
Blair, duke folur për regjimin e rrëzuar irakian, ka deklaruar se asnjë vend demokratik nuk do të shpenzonte qindra miliona paund për armë të shkatërrimit në masë, derisa populli i vet jetonte në varfëri.
Blair gjithashtu e cilësoi ekstremizmin islamik si përcudnim të fesë islame.
"Kaosi sot shkaktohet nga terrorizmi, nga një virus i posacëm i ekstremizmit islamik, që është përcudnim i fesë së vërtetë islame, por që është njëherësh tepër i rrezikshëm dhe që e gjeni në cdo pjesë të botës. Dhe kjo është njëra anë e kërcënimit, që ai përfaqëson. Unë nuk mendoj se ka ndonjë vend në botë, që sot nuk përpiqet të pozicionohet kundër tij", tha Blair.
Komentet e kryeminsitrit britanik erdhën në një kohë kur ende vazhdojnë akuzat se informacionet rreth Irakut ishin të zmadhuara, me qëllim që të justifikonin ndërhyrjen ushtarake amerikano-britanike në Irak.
XS
SM
MD
LG