Ndërlidhjet

TBILISI


Në Gjeorgji po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, gjashtë javë pas protestave, që cuan në dorëheqjen e presidentit Eduard Shevarnaxe.
Mikhail Sakashvili, jurist 36 vjecar, është kandidati kryesor për postin e presidentit.
Ndërkaq Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve e ka arritur 50 për qindëshin e kërkuar, në mënyrë që zgjedhjet të ishin të vlefshme.
Votimet po mbikqyren nga 450 vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, dhe 90 të tjerë të ardhur nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG