Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw tha sot se "nuk është për të dyshuar se se al-Qaida dhe rrjeti i saj ende vepron". Ai mëtutje tha se sipas njohurive të tij "Osama Bin Ladeni është ende gjallë". Këto komente zoti Straw i bëri lidhur me transmetimin e shiritit në të cilin mendohet se flet Osama Bin Ladeni. Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw mëtutje, në intervistën për radion shtetërore bitanike, tha se "kërkimi për Osama bin Ladenin mbetet çështje kryesore". Një zyrtar i agjencisë CIA ka thënë sot se "është vlerësuar se, me gjasë, në shirit është zëri i Osama Bin Ladenit".
XS
SM
MD
LG