Ndërlidhjet

PRISHTINË


Buxheti i Kosovës do të shtohet për 13 milionë euro, kanë bërë të ditur sot zyrtarë të administratës ndërkombëtare dhe vendëse në Kosovë. Është thënë se prej kësaj shume 9 milionë euro, do ti jepen Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, në formë të mbështetjes për shkak të arkëtimit të ulët të pagesave për energjinë e shpenzuar. Parashihet se katër milionë euro do të përdoren për projektin e fshatit Hade, që është tejet i ndotur nga pluhuri dhe tymi i termocentraleve. Shpenzimi i mjeteve të buxhetit për ndërmarrjet publike ishte kundërshtuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
XS
SM
MD
LG