Ndërlidhjet

TEL AVIV


Izraeli do të tërhiqet nga disa vendbanime hebreje, ka thënë sot kryeministri Ariel Sharon në një tubim të partisë së tij Likud. Përkundër kundërshtimeve në sallë ku u mbajt kjo mbledhje, Ariel Sharoni tha se Izraeli duhet të pajtohet me krijimin e shtetit palestinez ashtu siç parashihet me Planin Paqësor, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Shumë anëtarë të Komitetit Qendror të partisë Likud e kundërshtojnë idenë e shtetit palestinez dhe zhvendosjen e afro 150 vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG