Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf tha se është shënuar kthesë historike në negociatat me rivalin bërthamor Indinë.
Musharraf i bëri këto komente pas përfundimit të samitit tre-ditësh rajonal të liderëve aziatikë dhe takimit me kryeministrin e Indisë Atal Behari Vajpayee.
"Mendoj se është fitore për mbarë botën, për të gjithë që e duan paqen, për popujt e Indisë dhe Pakistanit. Është fitore edhe për popullin e Kashmirit, i cli po vuan gjithë këto vite", tha Musharraf.
Ndërkohë, ministrat e jashtëm e dy vendeve njoftuan se India dhe Pakistani muajin e ardhshëm do ta fillojnë dialogun për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se bisedimet do të zhvillohen edhe për çështjen kontestuese të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG